Manchester City po shkon drejt titullit kampion të tretë radhazi. “Qytetarët” kanë mposhtur Evertonin me rezultatin e thellë 0-3, duke u shkëputur me 4 pikë në krye të klasifikimit. Pas fitores Guardiola është shfaqur tepër i lumtur përpara tifozve të tij, të cilët i motivon të brohorasin me premtimin për titullin kampion.
“Edhe dy të tjera, edhe dy të tjera”, janë fjalët me të cilat trajneri spanjoll i drejtohet i buzëqeshur tifozëve. Manchester City-t i nevojiten edhe 2 fitore për t’u shpallur zyrtarisht kampion i Premier League-s. Një titull që do të shijonte ndryshe për “qytetarët”, pasi arritën të merrnin kryesimin vetëm pak javë më parë, duke përmbysuar distancën e madhe të krijuar nga Arsenali përgjatë kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Pep “Two more, Two more”
Guardiola’s Man City on the verge of 3 consecutive Premier League titles #Pep #ReInventingTheGame pic.twitter.com/sp0tt22rM1
— The Pep (@GuardiolaTweets) May 14, 2023