Bajerni i Mynihut ka fituar me rezultatin 1-2 kundër Dinamos së Kievit në transfertë. Bavarezët kanë marrë tre pikët pavarësisht se kualifikimin e vendosën që një ndeshje më parë. Megjithatë fati i takimit mund të shkonte ndryshe për kampionët e Bundesligës.
E vështirë ti besoje syve, por edhe ai që shihej si i pagabueshmi në portë gabon. Manuel Nojer ka tërhequr vëmendjen gjatë lojës, teksa në një tentativë për të larguar topin del huq dhe e bën veten që për një çast të duket si fillestar.
Por fatin e ka përkrahë, pasi e shpëton nga gafa fatale. Fatmirësisht për të, topi që i shpëtoi nga tentative për ta larguar përfundon në shtyllë dhe jo në rrjetë, duke shmangur kështu atë që do të ishte një nga golat më të sikletshëm në karrierën e gardianit gjerman./Halit Dleibashi-Sport Ekspres/
NEUER! pic.twitter.com/n4JFWEvuCE
— Riccardo (@Dulafive) November 23, 2021