VIDEO/ E turpshme! Neymar është në qendër të kritikave, stimulon dhë rrëzohet kot në tokë edhe në miqësoren me Osakën që u fitua 6-2

Lojtari i Kombëtares Braziliane, Neymar, njihet si një aktor shumë i keq në fushën e blertë, por ndonjëherë e ekzagjeron së tepërmi. Sulmuesi i PSG-së shpesh bie në tokë pa qenë e nevojshme, ulëret, përpiqet të përfitojë një faull dhe shpesh ushtron presion mbi gjyqtarët duke pretenduar se po e godasin në këmbë.

Por në ditën e sotme është ekzagjeruar në nivelin më të lartë. Neymar nuk mund të luajë normalisht as në një miqësore si kjo e sotmja, ku PSG fitoi 6-2 ndaj Oskaës në Japoni. Braziliani u rrëzua në zonë dhe kamera konstatuan se nuk kishte fare kontakt me mbrojtësin vendas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *