“Partizani dhe Tirana kishin rival të kalueshëm, nuk i prisja këto eliminime”! Shpëtim Duro qetëson Laçin: Grupet e Conference League? Jo aq larg

Shpëtim Duro po korr suksese të mëdha me Laçin në emër të futbollit shqiptar. Pas rezultateve jo të mira të ekipeve shqiptare në Europë, padyshim që çdo kalim turi i kurbinasve merr vlerë të dyfishtë. Trajneri i Laçit ka qetësuar ekipin në intervistën e dhënë për “Report Tv” duke u shprehur se nuk duhet menduar për grupet e Conference League, ndërsa dha mendimin e tij edhe sa i përket ndeshjeve të Partizanit e Tiranës.

“Grupet? Nuk mund të shkojmë aq larg. Unë sinqerisht them jam i përqëndruar te ndeshja e ditës së enjte që të përsërisim suksesin e vitit të kaluar, që do ishte një sukses i jashtëzakonshëm i Laçit. Nëqoftëse do kalojmë atëherë do mendojmë për kundërshtarin e radhë.

Partizani dhe Tirana kam mendimin se kishin kundërshtar të kalueshëm, por duhet interpretim i dy ndeshjeve për të kaluar. Duhet të shfrytëzosh edhe mundësitë e ndeshjes së parë. Ishin dy eliminime që nuk e prisja. Ndërsa barazimi i Vllaznisë me Kraiovës iu përshtat nivelit të ndeshjes”, tha Duro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online