VIDEO/ E turpshme! “Do e nxjerrim topin jashtë”! Zbulohet si Galatasarai mashtroi Fenerbacen që hyri me U-19, goli erdhi sa filloi ndeshja

Një cirk të pabesueshëm ndoqëm mbrëmë në finalen e Superkupës së Turqisë, kur lojtarët e Fenerbahçes u larguan nga fusha vetëm pas një minute në ndeshjen kundër Galatasaray. Lëvizja e Fenerbahce i befasoi të gjithë, por tashmë ka prova që lojtarët e Galatasaray mashtruan rivalin e tyre që hyri me ekipin U-19 pavarësisht një marrëveshjeje të qartë. Tani mediat turke thonë se Galatasaray e turpëroi më tej Fenerbahçen dhe nuk e respektoi marrëveshjen e arritur para fillimit të ndeshjes.

Mediat bënë të ditur se lojtari i Galatasaray, Kerem Akturkoglu, i është afruar pankinës së Fenerbahce para fillimit të ndeshjes dhe i ka thënë se nuk do të sulmojnë dhe se do ta nxjerrin topin jashtë, në mënyrë që lojtarët e Fenerbahce të bënin atë që ishin urdhëruar në shenjë proteste dhe në fund të dilnin jashtë. Por sa filloi ndeshja, Icardi shënoi menjëherë golin e parë. Megjithatë kamerat treguan se Akturkoglu ishte i vetmi futbollist që nuk po lëvizte nga vendi te Galatasarai për të mbajtur premtimin e dhënë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/