Ashtu siç edhe pritej në fakt, Armando Broja ka luajtur më shumë minuta se më parë te Chelsea. Sulmuesi shqiptar hyri në të 66 në ndeshjen ndaj Southampton që londinezët e humbën 2-1. Lojtari i Kombëtares nuk u vendos shumë në kontroll me topin, për shkak se vendasit ishin shumë superior.
Megjithatë Broja e shfaqi sërish aftësinë e tij dribluese në momentin e parë që i erdhi pasi hyrë në fushën e blertë, duke e trullosur kundërshtarin. Gjithashtu sulmuesi kërkoi që të gjente golin nga një goditje me kokë e cila u evitua nga portieri. /Sport Ekspres/