VIDEO/ E tregoi se asnjë sulmues tjetër i Shqipërisë nuk i afrohet, Armando Broja mund t’i driblojë të gjithë

Shqipëria ka pasur gjithmonë lojtarë që dalin nga moshat e ekipeve më të mira të Europës, por që më pas zhduken papritur. Frika ishte e madhe se ky do të ishte rasti edhe për Armando Brojën, që me të rinjtë e Chelsea-t na kishte mahnitur. Kështu erdhi kalimi te Viteshe. Një numër i madh golash u shënua në “Eredivisie”, por sërish kishte pikëpyetje për forcën e atij kampionati dhe mbi të gjitha, për lojën e hapur që bëhet në Holandë, duke qenë disi më e lehtë për sulmuesit.

Por pika është vendosur në Premier League dhe mbi të gjitha, në ndeshjen e fundit ndaj Manchester City. Broja do të arrinte që të shënonte një gol, që u anulua fatkeqësisht për pozicion jashtë loje, pasi ishte një hap larg mbrojtësve të “qytetarëve”. Gjithashtu shtylla do të goditej me kokë për t’i mohuar festën. Asnjë dyshim se ky është sulmuesi më i mirë që ka Shqipëria. E tregoi se nuk hutohet para portierit në një ndeshje të madhe, gjithashtu siç tregoi sërish se mund të driblojë edhe mbrojtësat më të mirë të Premier League. Sulmuesit e Shqipërisë shfaqin mangësi në këtë pjesë.

Mund të shohim disa driblime të tyre ndaj shumë Kombëtareve, por me Anglinë siç e treguan dy ndeshjet e fundit, ishte thuajse e pamundur që një prej tyre të arrinte që të bënte qoftë edhe një driblim të vetëm. Jo më kot pasi fiziku dhe perfeksioni i mbrojtësave në Premier League është niveli më i lartë dhe Broja e zotëron artin për t’i tejkaluar. Nga tuneli i Fabinjos te Dias dhe sa shumë emra të tjerë që futen në listën e djaloshit të artë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online