VIDEO/ E rrallë në Lojërat Olimpike! Dy sportistët pranojnë që të ndajnë medaljet e arit së bashku

Ditën e djeshme në Lojërat Olimpike që janë duke u zhvilluar në Tokio ka ndodhur diçka e pazakontë. Medalja e arit i është dhuruar dy atletëve, pasi arritën të njëjtin sukses në kërcim për së larti. 2.37 metra ishte lartësia e arritur nga të dy atletët Gianmarco Tamberi (Italian) dhe Mutaz Barshimin (Katar). Juria nuk ka vendosur ta ndajë medaljen e arit me short, apo me kërcim shtesë, por i ka shpërblyer të dy atletët.

Kjo ishte hera e parë që medalje e arit i jepet dy personave në një sport. Në vitet e kaluara medalja e argjendit apo e bronxit ishte ndarë në dy persona, por kurrsesi medalja e arit. Viti 2021, përpos vështirësive është duke na rezervuar dhe risitë të bukura në botën e sportit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *