VIDEO/ E rrallë! Arbitri i nxjerr “kartonin e përjetshëm” Pique, ndeshja e fundit me Barcelonën mbyllet si mos më keq

Barcelona ka arritur të fitojë në mënyrë dramatike në transfertën ndaj Osasunës, në shifrat 1-2. Pjesa e parë u mbyll në 1-0, teksa Leëandoëski mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 31, duke lënë katalanasit me 10 lojtarë.

Menjëherë pas përfundimit të 45 minutave, Pique, i ndodhur në stol, ka shkuar që të debatonte me kryesorin e takimit për kartonin e kuq të nxjerrë për sulmuesin polak. Duke ditur se ishte ndeshja e fundit e Pique me Barcelonën, arbitri Manzano po duronte jo pak. Por edhe durimi soset në një moment, pasi do të ndëshkonte edhe Pique me karton të kuq në dhomat e zhveshjes.

Ndryshe mund të quhet edhe “kartoni i përjetshëm” pasi mbrojtësi e mbylli karrierën në mënyrën më të keqe të mundshme, pa luajtur asnjë minutë të vetme në ndeshjen e tij të fundit. Sa i përket Barcelonës, arritën që të kthenin gjithçka në pjesën e dytë edhe pse me një lojtar më pak falë golave të Pedri dhe Rapinha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online