VIDEO/ E prisnim ta shihnim te Shqipëria e Silvinjos, Gruda shkëlqen te Gjermania U-21 dhe shënon gol

Brajan Gruda ka shkëlqyer te Gjermania U-21. Futbollisti shqiptar ka shënuar gol në përballjen e pancerave kundër Israelit, në ndeshjen e fituar në shifrat 2-0. Në minutën e 14 të takimit, Gruda do të shënonte golin e parë.

Ndërkohë në të 56, Rohl do të mbyllte historinë e takimit. Vlen për t’u theksuar se Gruda ka dhënë një paraqitje fantastike, ndërsa Silvinjo ka bërë maksimumin për ta marrë këtë futbollist te Shqipëria. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/