Në këtë nisje të sezonit të ri, Ardian Ismajli është duke përjetuar kulmin e karrierës. Me ndërrimin e trajnerit, ka ndërruar edhe mbrojtësi i Shqipërisë. Më herët ky lojtar nuk po preferohej si titullar te Empoli. Gjithçka ndryshoi pas ardhjes së trajnerit të ri, Paolo Zaneti. Ky i fundit po i beson gjithmonë Ismajlit nga minuta e parë, ndërsa besimi po shpërblehet.
Në gjashtë ndeshjet e këtij sezoni të ri, nota më e ulët e Ismajli sipas Soccerway ka qenë vetëm ndaj Salernitanas, 6.5. Ndërkohë në takimet e tjera ka përkatësisht këto vlerësime: “7.2 ndaj Romës, 7.5 ndaj Veronës, 7.2 ndaj Leces, 7.8 ndaj Fiorentinës dhe 7.5 ndaj Spezias”.
Për më tepër që ndaj Fiorentinës arriti që të evitonte një gol duke u vendosur me trup para portës së Empolit. Në atë moment do të përfitonte edhe përqafimin e portierit, duke marrë rolin e heroit. Pas dëmtimit të Kumbullës dhe Gjimshitit, Reja mund të gjejë sadopak qetësi për mbrojtjen. /Sport Ekspres/
Not in my house ???#ArdianIsmajli #EmpoliFiorentina pic.twitter.com/gkncoWzdA2
— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) August 23, 2022