Video e parë që pas shtrimit në spital prek zemrat e të gjithë tifozëve, shihni gjendjen e përkeqësuar të legjendës Pele

Futbollisti legjendar Pele prej disa javësh ndodhet në spital pasi i është përkeqësuar shëndeti dhe tani është shfaqur një video që tregon më së miri se braziliani po vuan. Dihet se Pele prej disa kohësh po lufton me kancerin e zorrës së trashë dhe së fundmi gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë drastike për shkak se trupi i tij pushoi së reaguari ndaj trajtimeve të kimioterapisë.

Pele përfundoi në spital dy javë më parë dhe shumë kishin frikë edhe atëherë se ai kishte humbur betejën me këtë sëmundje të egër, por braziliani arriti të përmirësohej. Ai kishte shpresuar të dilte nga spitali dhe të kalonte Krishtlindjet në shtëpinë e tij me familjen, por fatkeqësisht kjo nuk do të ndodhë pasi shëndeti i tij nuk është aq i mirë sa të largohet nga spitali.

Mbrëmë vajza e tij Kely foli sërish dhe konfirmoi se Pele do të qëndrojë në spital sepse kanceri fatkeqësisht ka përparuar. Ndaj ky 82-vjeçar u detyrua të anulojë festën e Krishtlindjeve që kishte planifikuar në shtëpinë e tij dhe fatkeqësisht festat e ardhshme do t’i kalojë në shtratin e spitalit. Megjithatë, ajo që shqetësoi veçanërisht publikun ishte video e regjistruar në spitalin Albert Einstein dhe në të cilën shihet Pele. Kjo është video e parë e futbollistit legjendar pasi u shtrua në spital pak javë më parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online