E pabesueshme/ Deri ku arrin Kristiano Ronaldo për para, do t’i japi Botërorin Greqisë dhe Arabisë Saudite, por do t’ia heqë Portugalisë

Pavarësisht se është një prej sportistëve më të paguar në botë prej vitesh, Kristiano Ronaldo është ende i etur për të fituar shifra të majme. Sipas Marca, portugezi do të nënshkruajë me Al Nassr deri në vitin 2025 dhe do të fitojë 200 milionë euro për dy sezone e gjysmë.

Por detaje të reja po zbulohen në kontratë dhe që janë jo pak tronditëse. Njëkohësisht Ronaldo do të përdoret nga Arabia Saudite si ambasador për të bindur FIFA-n që t’i japi organizimin e Botërorit të vitit 2030 këtij vendi. Kur të marrë rolin e ambasadorit, shifrat e përfitimeve do të rriten më tepër për Ronaldon.

Arabia Saudite do ta kërkojë marrjen e Botërorit së bashku me Egjiptin dhe Greqinë. Vërtet interesante është se nga ana tjetër, rivali më i fortë për t’i hequr Botërorin këtyre vendeve është Spanja, Portugalia dhe Ukraina që po kërkojnë organizimin e këtij kompeticioni në vitin 2030. Pra Ronaldo do të paguhet që t’i heqë mundësinë vendlindjes dhe atdheut të tij për organizimin e Botërorit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online