Juventusi dhe Napoli janë duke luajtur ndeshjen e prapambetur mes tyre. Por pjesa parë e këtij takimi është mbyllur mes polemikash. Kur mbeteshin jo shumë sekonda nga përfundimi i fraksionit të parë të lojës, Zielinski pengohet në zonën kundërshtare dhe rrëzohet në fushë.
Por për gjyqtarin gjithçka është e rregullt dhe sipas tij loja duhet të vazhdojë nomralisht. I të njëjtit mendim ka qenë edhe Bufon, i cili bën menjëherë me shenjë për të ndëshkuar polakun me karton të verdhë për stimulim. Megjithatë nga pamjet e përsëritura shihet se mes Zielinskit dhe Aleks Sandros ka pasur kontakt, por çuditërisht gjyqtari ka qenë i bindur në vendimin e tij, e madje duke mos kërkuar as rishikimin e këtij momenti delikat me anë të teknologjisë VAR./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Did Juventus get away with this penalty? ? pic.twitter.com/V8aG7PRo3v
— ESPN FC (@ESPNFC) April 7, 2021