VIDEO/ Rikthim ëndrrash për Dibalën, argjentinasi i jep golin e fitores Juventusit kundër Napolit

Juventusi ka luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjen e prapambetur kundër Napolit. Bardhezinjtë kanë mposhtur skuadrën e udhëhequr nga Gatuzo me shifrat 2-1, duke dalë kështu me tre pikët nga stadiumi. Pjesa e parë do të gjente një Juventus shumë agresiv dhe të etur për të shënuar, gjë të cilën e bën që në minutën e 13. Kieza driblon lehtësisht Hysajn në krah dhe topi i dërguar në zonë shërben si një asist perfekt për Kristiano Ronaldon.

Në fund të pjesës së parë napoletanët pretenduan për një 11 metërsh, por gjyqtari nuk ishte i këtij mendimi. Ndërkohë në pjesën e dytë vjen edhe rikthimi i Paulo Dibalës në fushë pas një mungese të gjatë. Një rikthim ëndrrash për argjentinasin, që i kanë mjaftuar pak minuta për të gjetur golin, që më pas do të rezultonte ai i fitores për Juventusin.

Napoli përpiqet të reagojë por goli do të vijë shumë vonë. Në minutën e 90, Lorenzo Insinje fiton duelin me Bufonin nga penalltia, por kaq nuk mjafton për të ndryshuar fatin e këtij takimi. Juventusi merr kështu nëj fitore të vlefshme në kampionat, ku gjendet në vendin e 3-të në renditje, 12 pikë larg Interit kryesues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online