Gerard Pique i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist profesionist. Mbrojtësi katalanas ka luajtur sot ndeshjen e tij të fundit kundër Almerias. Lojtari i Barcelonës është larguar nga fusha në minutën e 84-t dhe sigurisht që të gjithë në “Camp Nou” janë ngritur në këmbë për ta duartrokitur.
Pique e ka të pamundur të përmbajë lotët, teksa takohet mes emocioneve me shokët e skuadrës. 35-vjeçari është takuar dhe përqafuar me të gjithë lojtarët e Barçës përpara se të lërë për herë të fundit fushën e “Camp Nou”-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/