VIDEO/ E pabesueshme! Ishte vetëm pak hapa larg portës, Ronaldo flak tutje një gol të sigurt

Al Nassr-i është duke u përballur me Al Ain-in në fazën çerekfinale të Champions League-s së Azisë. Verdheblutë janë duke fituar me shifrat 3-2, çka do e dërgonte ndeshjen në shtesa. Megjithatë, vendasit kishin mundësinë të gjenin golin e tretë që në minutën e 61-të.

Portieri i Al Ainit grushtoi një top të ardhur në drejtim të portës, duke e lënë sferën në një pozicion mjaft të rrezikshëm. Topi përfundoi në këmbët e Cristiano Ronaldos, i cili, i gjendur pak hapa larg vijës fatale, bën atë që askush nuk e priste. E vështirë për t’u besuar, por 5 herë fituesi i Topit të Artë e goditi topin jashtë. Një gol i sigurt i flakur tutje nga Ronaldo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online