Shpërblim i frikshëm/ Nuk luhet vetëm për prestigj, fitorja ndaj Barcelonës vlen 10 milionë euro

Barcelona pret Napolin mbrëmjen e nesërme në orën 21:00. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, kualifikimi për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të vendoset në “Montjuic”. Kalimi në raundin tjetër nuk është vetëm çështje prestigji në kampin napoletan. Eliminimi i Barcelonës për ta vlen… 10 milionë euro.

De Laurentisi ka vendosur të caktojë këtë shpërblim të frikshëm për skuadrën e tij, pasi kërkon të zërë një vend për në Kupën e Botës për klube që do të zhvillohet në vitin 2025. Napoli ka 5 pikë më pak se Juventusi në renditjen e FIFA-s, të cilat ka mundësinë t’i ngushtojë mbrëmjen e nesërme.

Kampionët në fuqi të Serisë A do të marrin 1 pikë në rast të kalimit në çerekfinale dhe 2 pikë nëse fitojnë përballë Barcelonës. Nëse ndeshja del në baraspeshë dhe kualifikimi arrihet me penallti, atëherë Napolit i shtohet 1 pikë. Kështu, në rast kualifikimi dhe sigurimit të një vendi për në Kupën e Botës për klube, ekipi i Napolit do të shpërblehej me plot 10 milionë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online