Laçi-Apolonia 1-1 Shehu 47′, Diop 90′
Drama e madhe në kampionatin shqiptar sa i përket luftës së titullit kampion duket se nuk ka për të përfunduar lehtë. Pas hapit të gabuar të Teutës dhe Partizanit gjatë ditës së djeshme, këtë herë është Laçi që ndjek të njëjtin ritëm.
Kurbinasit nuk arritën më shumë sesa barazimi 1-1 kundër Apolonisë. Por për këtë rezultat do të kryqëzohet vetëm një futbollist, portieri shkodran i Laçit, Alen Sherri. Në minutën e 89 të takimit kur kurbinasit po kryesonin me golin e Shehut në minutën e 47, u ekzekutua një goditje dënimi për Apoloninë nga mesfusha.
Tërësisht pa pretendime ishte krosimi i miqëve, ndërsa Sherri bëri gafën fëmijnore duke mos llogaritur kohën e topit për ta lënë portën e boshatisur. Diop do ta shfrytëzonte më së miri këtë rast për të tundur rrjetën, duke i hequr mundësinë kështu Laçit që të marrë vendin e parë me dy pikë më shumë se Vllaznia. /Sport Ekspres/
Laçi: Sherri, Malota, Ignjatoviç, Obanor, Marku, Deliu, Lukas Ramos, Lushkja, Musta, Shehu, Harmon
Trajneri: Duro
Apolonia: Harizaj, Sota, Agiare, Diop, Mihana, Smaçi, Jeboah, Shanaj, Zoga, Krasniqi, Gjata
Trajneri: Kamarata
Arbitri: Klodian Shahini