VIDEO/ E pa edhe në VAR, arbitri i njohur nuk arrin ta besoj: I habitur si nuk iu dha penallti Manchester-it

Supersfida mes Manchester United dhe Chelsea-t e luajtur ditën e djeshme ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Takimi mund të kishte pasur të tjera shifra në fund të 90 minutave, por arbitri Attwell nuk e pa të arsyeshme të akordonte penallti atë top të prekur me dorë nga Hudson-Odoi, pavarësisht se i rishikoi edhe njëherë pamjet me VAR.

Një vendim i tillë mbetet një mister për gjyqtarin e njohur, Mark Clattenburg, të cilit në karrierën e tij i janë besuar edhe finale të rëndësishme si ajo e Champions League apo Kampionatit Europian. Clattenburg është shprehur se prekja me dorë ishte e pastër, duke mbetur kështu i habitur nga verdikti i kolegut të tij.

“Jam i habitur që Manchester United nuk iu dha një penallti në pjesën e parë për prekjen e pastër me dorë nga Callum Hudson-Odoi. Krahu i lojtarit të Chelsea ishte lart në një pozicion të panatyrshëm dhe topi goditi dorën e tij.

VAR-i, Chris Kavanagh, mendoi se gjyqtari Stuart Attwell kishte humbur një penallti të qartë, kështu që ai i dha mundësinë ta rishikonte atë në monitorin e tij anësor. Se si Attwell nuk e tregoi më pas dorën nga pika e bardhë, pasi u ishin treguar të njëjtat kënde si ne, është një mister“, ka thënë Mark Clattenburg./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online