Tregoi formë fantastike, Mourinho “justifikon“ edhe Zidane: Nuk ka trajner në botë që nuk e aktivizon Bale nëse…

Gareth Bale po transformohet nga java në javë në radhët e Tottenham-it. Sulmuesi uellsian tregoi një formë fantastike ditën e djeshme, ku shënoi dy gola dhe dhuroi një asist në fitoren 4-0 kundër Burnley-t. Mourinho ka folur pas takimit për lojtarin 31-vjeçar, që dje shënoi ndeshjen e 3-të si titullar në kampionat.

Por për trajnerin portugez kjo ka ardhur vetëm si pasojë e formës së Bale, pasi në mendimin e tij nuk ka asnjë trajner në botë që nuk e aktivizon uellsianin nëse është në gjendjen e tij më të mirë. Fjalë këto, që ndoshta justifikojnë disi edhe Zinedine Zidane, i cili nuk i dha hapësira 31-vjeçarit te Reali i Madridit.

“Gareth është një djalë shumë me përvojë, ai e njeh trupin e tij më mirë se kushdo. Do të ishte shumë mirë për mua tani të them se e trajtova situatën për mrekulli. Unë nuk jam ai lloj njeriu.

Ndonjëherë njerëzit shkruajnë gjëra, dhe nganjëherë, disa prej jush duan të imagjinojnë histori, të thonë gjëra që nuk janë vërtet të vërteta, por nuk ka një menaxher të vetëm në botë që nuk aktivizon Gareth Bale nëse Gareth Bale është në gjendje shumë të mire”, ka thënë Jose Mourinho./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online