Redon Xhixha ka fituar fanellën e titullarit me Qarabag në ndeshjen e dytë. Sulmuesi shqiptar e ka nisur nga minuta e parë takimin e sotëm ndaj Kapaz.
Pjesa e parë u mbyll në favor të Qarabag me shifrat 0-1. Xhixha tronditi portën rivale në minutën e 10 me një goditje të fuqishme nga distanca, por topi shkoi ngjitur me shtyllën. /Sport Ekspres/