Haland e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të mirë. Ylli norvegjez realizoi tre gola kundër Wehen në ndeshjen e vlefshme për “DFB Pokal”. Pasi tundi rrjetën në minutën e 26, do të kthehej sërish si protagonist në të 31.
Pasi kaloi lehtësisht dy mbrojtësit kundërshtar, norvegjezi ka kaluar edhe portierin e Wehen që u detyrua të shkaktonte penallti duke tërhequr Haland. I gjendur në tokë, sulmuesi i Dortmund ka nisur që të jap spektakël duke bërë pompa. Penalltia u realizua, por mesazhi u dha para saj: “Ishte vetëm nxehje”. /Sport Ekspres/
Haaland with the push-up pic.twitter.com/iFOdkJ570Y
— PriestlyCol (@AccretionDisket) August 7, 2021