Bundesliga ka ulur siparin ditën e djeshme, ku janë luajtur edhe ndeshjet e fundit për këtë sezon. Por një episod i veçantë ka ndodhur në takimin mes Dortmundit dhe Bajer Leverkusenit. Ky ishte 90 minutëshi i lamtumirës për arbitrin gjerman, Manuel Grafe, i cili ka vendosur që në fund të shkëmbejë fanellën me atë që është projektuar të jetë e ardhmja e futbollit europian, Erling Haland.
Pas një përqafimi dhe shkëmbimi fjalësh me njëri-tjetrin, norvegjezi dhe Grafe kanë ndërruar fanellat. Një veprim ky që Haland është mësuar ta bëjë gjithnjë në fund të ndeshjes, por asnjëherë me gjyqtarin e takimit. Kështu arbitri gjerman e mbyll karrierën e tij me një kujtim të bukur, me fanellën e një prej thesareve më të mëdhenj të Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Love this. I always thought Grafe carried himself so well on the field. Top ref ? https://t.co/nHRggc9DsA
— keith costigan (@KeithCostigan) May 23, 2021