VIDEO/ “E kuptove? Epo ti je një idiot”! Batutat mes Armando Brojës dhe shokut të skuadrës për Krishtlindje

Southampton ka zgjedhur një mënyrë të re që futbollistët e tyre të shfaqen për tifozët para Krishtlindjeve. Kështu mes pak lojtarëve që janë përzgjedhur për të shkëmbyer disa batuta mes njëri-tjetrit, ishte edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar ishte së bashku me Nathan Tella, ku duhej t’i bënin disa pyetje njëri-tjetrit që ishin të shkruara në letër dhe më pas të vinte përgjigja. Por sigurisht që në disa raste përgjigja ishte shumë më e lehtë nga çfarë ishte menduar.

Pyetja e rënë për Armando Brojën nuk do të gjendej nga sulmuesi: “Si i humb kilet njeriu i dëborës?”. “Nga floku i dëborës”, do të shprehej Broja që ka shkaktuar të qeshura për Nathan Tella. “Si e mendove këtë gjë, në fakt ai pret që të ngrohet moti për t’u shkrirë”. Ndërkohë historia që i tregoi në fund Broja shokut të ekipit, ishte jo pak e koklavitur: “I pyeta prindërit se çfarë t’i blija për festat dhe më thanë: “Asgjë nuk mund të na bëjë më shumë të lumtur se Play Station 5. Prandaj unë nuk i bleva asgjë”. Por Nathan Tella nuk arriti që ta kuptonte këtë histori, për të marrë batutën e Brojës: “Nuk e kuptove akoma? Epo ti je një idiot”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online