Leo Messi ka nisur të korrë trofe në SHBA, teksa ka fituar Kupën e parë me Inter Miami.
Siç ndodh zakonisht, pasoi ndarja e medaljeve dhe çmimeve, teksa vetëm të përzgjedhurit u lejuan të ishin të pranishëm në fushë.
Mes tyre ishte edhe një çift që patën rastin të shkëmbejnë disa fjalë me Messin, pa dyshim yllin më të madh të futbollit në SHBA.
Kur djali filloi të fliste me Messin, e dashura e tij shtrëngoi dhëmbët, gjë që shumëkush e interpretoi si një sinjal të qartë se ajo e pëlqen shumë argjentinasin.
“Ajo ishte e gatshme të rrezikonte gjithçka për më të mirin e të gjitha kohërave”, vetëm një përshkrim i kësaj video virale.
E pranishme në fushë ishte edhe Antonella Rocuzzo, por bukuroshja argjentinase nuk ndodhej aty pranë ndërsa amerikanja “gëlltiti” me sy bashkëshortin e saj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Girl was every single one of Messi Fan ???. I’m sure Antonella Understands ? pic.twitter.com/PrdcAJIDBr
— Favour (@Eskepi_) August 20, 2023