Liverpool-i ka fituar trofeun e parë për këtë sezon sezon. Ekipi i Jurgen Klopp-it ka mposhtur Chelsea-n në finalen e EFL Cup pas një ndeshje që është vendosur nga 11 metërshat. Koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0, por as koha shtesë nuk ka mjaftuar për të përcaktuar fituesin.
Tuchel mendon për ruletën e penalltive, teksa në minutën e 120 largon Mendy-n për të futur në fushën e lojës portierin tjetër, Kepa Arrizabalaga. Por zëvendësimi nuk ka shkuar sipas planit të trajnerit gjerman. Përpos faktit se gardiani i Chelsea-t nuk arriti të priste asnjë penallti të kundërshtarëve, është personi që i heq nga duart trofeun skuadrës.
Pasi të gjithë lojtarët kishin ekzekutuar me sukses 11 metërshat e tyre, vjen momenti i portierëve. Gardiani i Liverpool-it tregohet i saktë nga pika e bardhë, ndërsa e njëjta gjë vlen për homologun e tij. Kepa bën një gjuajtje amatoreske, duke e goditur topin jashtë kuadratit, çka sjell edhe fitoren e të kuqve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Kepa!? pic.twitter.com/jcmkRzdCQu
— FB Skills (@FBSkill) February 27, 2022