VIDEO/ E bëri Mbapenë të vinte duart në kokë, ndërhyrja spektakolare e mbrojtësit gjerman i la të gjithë pa fjalë

PSG-ja siguroi kualifikimin për në 1/8-at e Ligës së Kampionëve pas barazimit 1-1 kundër Dortmundit. Një rezultat i tillë e la në pikëpyetje kalimin e grupit deri në minutat e fundit të takimit, pasi një fitore e Njukastëllit kundër Milanit dërgonte anglezët në vendin e dytë. E nëse një fitore e tillë do të ndodhte, atëherë një asist i madh për Njukastëllin do të ishte ndërhyrja spektakolare e Zyles.

Kilian Mbapeja u shërbye me një top të gjatë vertikal në zonën e Dortmundit në minutën e 17. Francezi shmangu portierin dhe më pas goditi topin. E teksa po priste topin të hynte në portën e zbrazur për të festuar, ndodhi ajo që më pak priste. Një këmbë e ngritur lart e Zyles heq topin pranë vijës fatale dhe i heq Mbapesë një gol të sigurt. Sulmuesi i PSG-së vë duart në kokë, duke e pasur të vështirë t’i besojë syve për atë çfarë pa. Një ndërhyrje që i la të gjithë pa fjalë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online