Bajerni i Mynihut ka fituar mes polemikash “klasiken“ e Gjermanisë kundër Borusias së Dortumdit. Triumfi 2-3 i bavarezëve ka ngritur dyshime të mëdha, teksa vetë lojtarët e ekipit verdhezi kanë lëshuar akuza mbi arbitrin e sfidës. Haland do të deklaronte se Feliks Cvajer ishte arrogant dhe i mohoi një penallti Rojsit, ndërsa në të njëjtën linjë vendimi me të ishte edhe Bellinghem. Talenti i Dortmundit nuk do të kursehej në intervistën pas ndeshjes, duke kujtuar edhe të shkuarën e arbitrit kryesor të takimit, i cili është akuzuar për trukim ndeshjesh.
“Për mendimin tim nuk është penallti. Humels as nuk po shikonte te topi, po luf.tonte për ta marrë. Topi e godet, por ai as nuk po e shikonte topin. Mund të shikoni edhe shumë vendime të tjera. Por ç’të presësh kur i jepet ndeshja më e madhe në Gjermanisë një arbitri që është akuzuar për trukim ndeshjes?”, ka thënë Bellinghem./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
BELLINGHAM: – You give a referee that has match fixed before, the biggest game in Germany, what do you expect?
(@JanAageFjortoft) pic.twitter.com/H5yU9hz6PT
— Viaplay Fotball (@ViaplayFotball) December 4, 2021