VIDEO | Dy të kuq brenda 5 minutave, Totenhemin nuk e mbajnë nervat!

Totenhemi po luan aktualisht ndaj Bornmuth, me gjelat që duken shumë në vështirësi. Kur kanë kaluar 50 minuta, sfida është në barazim pa gola, por londinezët luajnë me dy lojtarë më pak.

Fillimisht, në fundin e pjesës së parë një reagim i Son, i cili në nerva e sipër shtyp Xheferson Lerman duke marrë menjëherë karton të kuq, lë Totenhemin me 10 lojtarë.

Gjithsesi, nuk ishte e thënë të merrte fund makthi, pasi vetëm tre minuta nga nisja e pjesës së dytë, është i ria Foith, i cili i sapofutur në fushë, bën një ndërhyrje horror ndaj Surman dhe ndëshkohet me karton të kuq. Poçetino i tërbuar, teksa ekipi i tij luian me 9 lojtarë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *