VIDEO/ Dy supergola vendosin ndeshjen, Reali dhe City lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit

Ka përfunduar në barazim 1-1 ballafaqimi i parë mes Realit të Madridit dhe Manchester City-t në gjysmëfinale të Champions League-s. Sfida e parë ëstë vendosur nga dy supergola, të cilët padyshim që janë shijuar së tepërmi nga tifozeritë përkatëse.

Viniciusi befasoi portën e Manchester City-t në minutën e 36, kur shtangu Edersonin me një gjuajte spektakolare nga distanca. Dominimit të “qytetarëve” i vjen fundi dhe madrilenët nisin të marrin frerët e lojës në duart e tyre.

Por City reagon në pjesën e dytë të takimit. Ishte De Bruyne ai i cili me një gol magjepsës hesht “Santiago Bernabeu”-n dhe kthen sërish baraspeshën. Skuadrat provojnë sërish të dërgojnë topin në rrjetë, por pa patur sukses. 1-1 është rezultati përfundimtar i këtij takimi dhe finalisti i Champions League-s do të vendoset në ndeshjen e kthimit, në Angli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online