Etrit Berisha ka dhënë një paraqitje fantastike me Empolin kundër Fiorentinës. Empoli arriti të fitonte me shifrat 0-2 kundër Fiorentinës në transfertë, ndërsa Berisha ka marrë notën 9 sipas “Sofascore” duke u shpallur lojtari i ndeshjes.
Berisha ka bërë 7 pritje, nga të cilat 5 prej tyre kanë ardhur nga brëndësia e zonës. Dy pritje më të çmendura ishin ato të fundit të takimit, ku Etriti shfaqi gjithë potencialin e tij dhe instinktet mbreslënëse. /Sport Ekspres/