Etrit Berisha shkëlqen me Empolin kundër Fiorentinës, media italiane i thur elozhe: Bëri mrekulli, ishte gjithmonë gati

Etrit Berisha po shkëlqen jo vetëm me fanellën kuqezi, por edhe me atë të Empolit. Portieri shqiptar ka mbajtur rrjetën të paprekur kundër Fiorentinës mbrëmjen e sotme. Gardiani i Kombëtares kuqezi ka zhvilluar një paraqitje të nivelit të lartë, duke i mohuar disa herë golin “vjollcëve”.

“Tuttomercatoweb.com” e ka vlerësuar me notën 7 Etrit Berishën, e cila është edhe nota më e lartë në radhët e Empolit. Media e njohur italiane ka nxjerrë në pah edhe pritjen e bërë kundër Niko Gonzalezit, duke qenë i pakalueshëm këtë mbrëmje.

“Fiorentina nuk shkëlqeu këtë mbrëmje, por kur ata u përpoqën të godisnin, ai ishte gjithmonë gati. Në fund ai performon një mrekulli ndaj Niko Gonzalezit”, ka shkruar “Tuttomercatoweb.com”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online