VIDEO/ Dy kartona të kuq për një faull, vesi i keq përndjen Gjasulën në “finalen” e parakoshme të Darmshtadtit

Darmshtadti është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Fortuna e Dyzeldorfit. Ndeshja e sotme ishte një “finale” e parakoshme për “zambakët“, të cilët vështirësojnë së tepërmi ngjitjen për në Bundesligë. Titullar nga minuta e parë ishte edhe Klaus Gjasula, i cili e la ndeshjen përpara kohe. Jo për shkak zëvendësimi, por për shkak të “vesit të keq“ që e përndjek edhe këtë mbëmje.

Një faull në minutën e 87 detyron arbitrin të nxjerrë dy herë kartonin e kuq. I pari ishte në drejtim të Ginczekut, ndërsa i dyti në drejtim të Gjasulës. Mesfushori shqiptar mori kartonin e dytë të verdhë, duke dalë kështu nga fusha e lojës. Darmshtadti gjendet në vendin  e dytë në tabelën e renditjes me 57 pikë të grumbulluara. Megjithatë, ekipet ndjekëse kanë vetëm 3 pikë më pak, si dhe një ndeshje më tepër për të luajtur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online