VIDEO/ Dy gola në finale dhe një pasion që nuk shuhet as në moshën 38-vjeçare, Ronaldo i jep Al Nassr-it trofeun e parë të Champions-it të klubeve arabe

Al Nassr-i ka festuar sot fitimin e parë të Arab Club Champions Cup. Klubi verdheblu kanë mposhtur Al Hilalin në finale me shifrat 1-2. Ronaldo ka qenë vendimtar në këtë sfidë, teksa dy golat e Al Nassr-it mbajnë autorësinë e tij. Ylli portugez ka shënuar golin e tij të parë në minutën e 74-t për të kthyer baraspeshën e përkohshme, ndërsa në të 98-n përmbys rezultatin dhe i siguron trofeun skuadrës, e cila ka luajtur me dy lojtarë më pak në pjesën e dytë.

Ndërkohë, ajo çfarë u vu re ishte edhe pasioni i zjarrtë i Cristiano Ronaldos, i cili e përjeton lojën me po të njëjtin emocion edhe në moshën 38-vjeçare. 5 herë fituesi i Topit të Artë merr në duar kupën e parë me fanellën e Al Nassr-it, duke nisur kështu një kapitull të ri në Arabi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *