Një gol i mrekullueshëm është shënuar nga ana e Malinovskit. Ky lojtar ka dalë në skenë falë besimit të madh që Gasperini i ka dhënë te Atalanta. Atë se çfarë është i aftë të bëj e ka treguar sot në mbrëmje kundër PSG.
Malinovski realizoi një perlë të vërtetë me fanellën e Marsejës, ndërsa këta të fundit kaluan më tej në Kupën e Francës falë fitores me shifrat 2-1. Fuqia e topit të goditur nga ukrainasi ishte shumë e madhe dhe nuk mund të diskutohej kurrsesi evitimi i golit nga portieri, dyshime mund të kishte nëse rrjeta do të çahej. /Sport Ekspres/