Si kurrë më parë në karrierë! Granada e dërgon vlerën për Myrto Uzunin në 25 milionë euro, nuk e lënë t’u iki nga duart

Myrto Uzuni po kalon një formë fantastike te Granada. Sulmuesi shqiptar kryeson listën e golashënuesve në La Liga 2 me 15 gola të realizuar. Për më tepër që në takimin e fundit theu edhe mallkimin me një gol të realizuar në transfertë pasi në 14 realizime e mëparshme, kishin ardhur kur Granada luante në shtëpi.

Interesi është shtuar për Uzunin dhe Granada ka marrë menjëherë masat. Ekipi spanjoll e ka klauzolën e largimit të Uzunit në shifrën e 12 milionë eurove. Por në rastin se kjo skuadër do të ngjitet në La Liga, atëherë klauzolës i shtohet shifra e 13 milionë eurove dhe në total klubet e interesuara për Uzunin duhet të paguajnë 25 milionë euro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online