VIDEO/ Drita e nis me humbje turin kualifikues, largohen me një karton të kuq dhe një gol të pësuar nga Finlanda

Drita e ka nisur me humbje rrugëtimin në Europë. Skuadra nga Gjilani është përballur me Inter Turkun në turin e parë kualifikues në Ligën e Konferenës, ku është mposhtur me rezultatin minimal 1-0. “Intelektualët“ kanë luajtur me 10 lojtarë që nga minuta e 75.

Ishte Blakçori ai që u ndëshkua me karton të kuq, duke i hapur telashe Dritës. Vetëm dy minuta pas daljes së tij nga loja, Inter Turku shënon golin e vetëm të takimit. Niska shtyn topin në rrjetë me kokë dhe i jep kështu fitoren skuadrës së tij. Drita largohet kështu me shije të keqe nga Finlanda, ndërsa në sfidën e kthimit në Kosovë do të kërkojë me ngulm kualifikimin për në turin e dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online