Drita e ka nisur me humbje rrugëtimin në Europë. Skuadra nga Gjilani është përballur me Inter Turkun në turin e parë kualifikues në Ligën e Konferenës, ku është mposhtur me rezultatin minimal 1-0. “Intelektualët“ kanë luajtur me 10 lojtarë që nga minuta e 75.
Ishte Blakçori ai që u ndëshkua me karton të kuq, duke i hapur telashe Dritës. Vetëm dy minuta pas daljes së tij nga loja, Inter Turku shënon golin e vetëm të takimit. Niska shtyn topin në rrjetë me kokë dhe i jep kështu fitoren skuadrës së tij. Drita largohet kështu me shije të keqe nga Finlanda, ndërsa në sfidën e kthimit në Kosovë do të kërkojë me ngulm kualifikimin për në turin e dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
77′ | Inter Turku takes the lead, there is no chance of Drita winning this considering they’re playing with one player less.
? Inter Turku – [1], ? Niska
? Drita – 0#UECL | ? SuperSport pic.twitter.com/cIKFJe0OHk— Dardanian Footy ?? (@DardanianFooty) July 6, 2022