VIDEO/ Dramë në derbin e Italisë, Interi i merr barazimin Juventusit me një penallti në sekondat e fundit

Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit, i vlefshëm për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ka përfunduar në një dramë të vërtetë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 83-të të takimit, atëherë kur Kuadrado e dërgoi topin në rrjetë. Minutat po kalonin dhe në stadium prisnin vërshëllimën e trefishtë të arbitrit për të festuar fitoren e bardhezinjve.

Por në sekondat e fundit të ndeshjes, Bremeri preku topin me dorë në zonën e rreptësisë. Gjyqtari drejton dorën nga pika e bardhë e penalltisë, nga ku Lukaku tundi rrjetën dhe vulosi barazimin 1-1. Pas mbylljes së ndeshjes, pati edhe konfrontime fizike mes lojtarëve, çka solli edhe ndëshkimin me karton të kuq të Handanoviçit dhe Kuadrados./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online