VIDEO/ Dramë dhe lot! Atalantës i ikën kualifikimi në fund, PSG e përmbys kur nuk pritej

Një dramë e vërtetë ishte ajo që i ndodhi Atalantës mbrëmjen e sotme. Një ndeshje e luajtur në perfeksion, duke udhëhequr gjatë gjithë ndeshjes me shifrat 1-0. Por fati nuk ishte me ta, teksa PSG nuk dorëzohet dhe befason atëherë kur më pak pritej.

Të gjithë mendonin se gjithçka ishte mbyllur dhe bergamaskët ishin gjysmëfinalistët, por në minutën e 90 francezët baraspeshojnë shifrat me Markinjos. Pa e marrë veten ende nga ky gol i pabesueshëm, vetëm 2 minuta më vonë Atalanta sheh të përmbyset gjithçka që kishin arritur përgjatë kësaj ndeshje, pasi Çupo-Moting shënon golin e fitores për PSG-në, uke e dërguar në gjymsëfinale.

Dramë dhe lot ka tashmë për italianët, të cilëve u ikën kualifikimi në fund të takimit. Megjithatë Atalanta largohet me kokën lart, teksa përfaqësoi në mënyrën më të mirë Italinë në Champions League këtë sezon, që ishte edhe i pari në historinë e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/OnudiJr/status/1293654446963150848

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online