Video/ Dortmundi rilind Emre Can-in, i padëshiruari i Sarrit zgjidh ndeshjen dhe kthehet në shpëtimtar

Emre Can ka rilindur te Borusia e Dortmundit. Te Juventusi ishte thjesht një lojtar më tepër për Sarrin, që nuk e dëshironte në planet e tij për bardhezinjtë. Por kalimi në Bundesligë rezultoi zgjedhja e duhur për mesfushorin gjerman. Ky i fundit është kthyer në shëptimtarin e Dortmundit ditën e sotme, pasi goli i tij vendosi edhe fatin e takimit.

Verdhezinjtë fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 kundër Hertës së Berlinit në “Signal Iduna Park“, duke vuajtur kështu në vijën e parë të sulmit, ku mungesa e Haland u ndje vërtetë në përballjen e sotme. Megjtihatë me një goditje në hyrje të zonës në minutën e 58, Emre Can do e dërgonte topin në cepin e portës kundërshtare, duke zgjidhur kështu ndeshjen. Dortmund mban vendi ne dytë në kampionat me 63 pikë, 7 më pak se kryesuesit e Bajernit të Mynihut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *