VIDEO | Dortmundi rikthehet te fitorja, triumf me spektakël ndaj Leverkuzenit

Borusia Dortmund ka marrë një triumf mjaft të rëndëishëm në kryendeshjen e javës së 23-të të Bundesligës, ku përballë kishin Bajern Leverkuzen. Shifrat përfundimtare ishin 3-2 në favor të verdhezinjve, të cilët çojnë diferencën me Bajernin në tre pikë.

Ishte mbrojtësi Zagadu, i cili i dha avantazhin fillimisht ekipit të Lysien Favres në minutën e 30-të, ndërsa Foland barazoi shtatë minuta më vonë. Gjithsesi, reagimi i Dortmundit ishte i menjëhershëm, me Xhejdon Sançon, i cili shënoi golin që çoi shifrat në 2-1.

Në pjesën e dytë, Mario Gëtze shënoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 60-të. Leverkuzen rihapi sfidën përsëri në minutën e 75-të me anë të Xhonatan Tah, por ishte e pafuqishme për të ndryshuar diçka më tepër. Kështu, Dortmundi merr një fitore me mjaft vlera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online