Nuk ka lavdi në Meksikë për Diego Armando Maradonën. Edhe pse skuadra e Dorados de Sinaloa e kishte fituar ndeshjen e parë finale me rezultatin 1-0 kundër Atletiko San Luis, këta të fundit kanë përmbysur gjithçka në ndeshjen e luajtur mëngjesin e sotëm.
Ndonëse ekipi i argjentinasit kaloi i pari në avantazh, skuadra vendase barazoi rezultatin. Ndonëse u duk se gjithçka po shkonte mirë për ekipin e Dorados, në mënyrë të pabesueshme Atletiko San Luis e përmbysi rezultatin në pjesën e dytë, duke e çuar ndeshjen në shtesë.
https://www.youtube.com/watch?v=XUykRa2sX9I
Vendasit shënuan dhe golin e fitores në të 104-ën. Në këtë mënyrë skuadra e Maradonës nuk arrin dot që të kalojë në elitën e futbollit meksikan, edhe pse në takimin e sotëm do i mjaftonte edhe vetëm një barazim.
58-vjeçari ka arritur që të bëjë një punë mjaft të mirë te skuadra e Dorados, duke e ngritur ekipin nga vendet e fundit ku e mori. Gjithsesi, në rrjetet sociale është postuar një video ku shihet mjaft i irrituar në momentet që po dilte nga stadiumi.
Circula en redes un video de Maradona soltando golpes cuando salía del palco donde observó la Final del @AscensoMX entre @Dorados y @AtletideSanLuis
? @mauriciopedroza pic.twitter.com/sLjXHx48Qn
— CANCHA (@reformacancha) December 3, 2018