Neymar vazhdon të mbetet një lojtar që kërkon të dhurojë spektakël në fushën e futbollit deri në turpërim për kundërshtarin. Në ndeshjen përballë Celtic-ut të Skocisë, braziliani ka treguar gjithë talentin e tij të padiskutueshëm, ku përveç golit të shënuar, sulmuesi është “tallur” me kundërshtarët gjatë 45 minutave. Ky fakt e ka acaruar shumë trajnerin e Celtic, i cili u tha lojtarëve që të prisnin disa sekonda përpara se të bënin një ndërhyrje ndaj lojtarit, pasi mund të turpëroheshin.
“Ai donte vetëm të tallej me lojtarët e mi. U thashë atyre që të qendronin të disiplinuar dhe të mos shkonin menjëherë për t’i marrë topin, pasi do të turpëroheshin. Ai është mjaft acarues dhe e di shumë mirë këtë, prandaj e shfrytëzon për të ndëshkuar kundërshtarët“, u shpreh trajneri i Celtic, Neil Lennon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Neymar loves terrorising/tormenting the tarriers…Good Rangers man ??? #NeymarLoyal pic.twitter.com/EP8URvHXM7
— Steven Souness (@StevenSouness) July 21, 2020