“I kishte ardhur koha Tiranës të fitonte kampionatin”, Muka nuk sheh shpresë për Vllazninë: Nuk i shpëton Play out-it

Edhe 2 javë kanë mbetur përpara se të përfundojë zyrtarisht kampionati shqiptar i futbollit. Por pavarësisht kësaj vediktet kryesore janë dhënë. E vetjma dilemë është lufta për play out dhe vendi i 3-të, që të dërgon në Kupat e Europës. Në një intervistë me gazetaren Enkeleida Zeko për “Syri TV“, trajneri Gerti Muka i sheh të mbyllura llogaritë.

Sipas tij Tiranës i kishte ardhur koha të shpallej kampion, titull të cilin e meriton plotësisht për atë çfarë dhuroi në fushë. Në krahun tjetër një emër i madh i futbollit shqiptar si Vllaznia po lufton për mbijetesë dhe në këtë luftë Muka nuk sheh shumë shpresë për shkodranët. Sipas tij kuqeblutë nuk i shpëtojnë dot play out-it, megjithëse sezonin tjetër beson se do i shohim sërish në Superiore.

“Gara pothuajse është mbyllur duke parë përplasjet që janë mes ekipeve dhe kalendari që favorizon apo disfarizon një ekip tjetër, pothuajse është mbyllur kampionati dhe llogaritë”.

Tirana – “Ndër vite është një ekip elitar dhe gjithë kohës ka pasur lojtarë të mirë dhe i kishte ardhur koha që të fitonte kampionatin. Këtë vit Tirana e meritoi më së miri titullin kampion”.

Play Out, Vllaznia – “Është një skuadër që ka një traditë në futbollin shqiptar, është shumë e vështirë që ajo të shpëtojë nga “Play Out” duke parë kalendarin. Nuk ma merr mendja që Vllaznia nuk duhet të ketë frikë për të dalë nga kategoria, megjithëse është vetëm një ndeshje në “Play Out” shkodranët kam besim se do ta fitojnë dhe do të mbijetojnë në Kategorinë Superiore”.

Dhuna në fund të sezonit – “Ekipet nuk kanë seriozitetin e duhur as kur klubi menaxhohet nga privati as nga shteti. Ky është një problem i madh në kategoritë e ulëta është skandal i vërtetë me pagesat një futbollist nuk ka mundësi për të blerë një pije freskuese, rrogat janë katastrofë. Disa tregues që futbolli në kategoritë e ulëta është për të ardhur keq, kategoria e parë ose e dyta të gjitha ekipet janë për të ardhur keq”, është shprehur Gerti Muka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online