VIDEO/ Donaruma e pëson si në “UFC” dhe lë fushën i gjakosur pas shkelmit në fytyrë, kundërshtari e kalon vetëm me një qortim

Xhanluixhi Donaruma ka lënë fushën përpara kohe mbrëmjen e sotme. Sfida e tij kundër Monakos ka përfunduar në minutën e 22-të. Portieri italian ka pësuar një shkel në fytyrë si në sportet e arteve marciale.

Singo, në përpjekje për të kërcyer bashkë me topin sipër Donarumës, ka goditur me takë në fytyrë këtë të fundit. Gjuajtja ishte mjaft e rëndë, duke lënë të përgjakur gardianin e PSG-së. Megjithatë, arbitri u mjaftua vetëm me një qortim për Singon, i cili ishte i ndëshkuar më herët me karton të verdhë./Sport Ekspres/