Don Carlo! Është padyshim ky një nga trajnerët më karizmatik, fitues dhe gjithmonë i ftohtë në pankinë. Reali arriti të fitonte 5-3 kundër Atletiko Madrid në shtesë dhe kështu shkoi në finalen e Superkupës.
Pasi koha e rregullt u mbyll në 3-3, ndeshja vijoi me shtesën. Në minutën e 116, autogoli i Savic i dha avantazhin madrilenëve. Të gjithë u çmendën në festë te stoli i Realit, por Anceloti, nuk lëvizi nga vendi.
Akull i ftohtë dhe sikur asgjë të mos kishte ndodhur, Anceloti “e festoi” kështu golin dramatik. E njëjta sjellje ishte edhe kur Diaz dha goditjen e fundit për 5-3, sërish trajneri i Realit nuk lëvizi nga vendi, ndërsa me siguri Mourinho do të kishte bërë dy xhiro rreth stadiumit në një rast të ngjashëm. /Sport Ekspres/
The reaction of Real Madrid bench to Joselu’s goal ?? pic.twitter.com/z8EF0vctCL
— Dr Yash ? (@YashRMFC) January 10, 2024