Gorica-Rijeka ka rezervuar edhe një derbi të vogël shqiptarësh. Lindon Selahi dhe Albi Doka kanë qenë protagonist në ndeshjen e çmendur që përfundoi në shifrat 3-4 për Rijekën, të vendosur vetëm në minutat e fundit. Albi Doka i ka falur një gol kundërshtarit, teksa prek topin me dorë në zonë. Arbitri i tregon kartonin e verdhë, ndërsa Muriç tund rrjetën,
Ndërkohë më parë, në minutën e 46 Lindon Selahi shënon golin e tij të parë me fanellën e Rijekës. Mesfushori shqiptar po gëzon një formë të mirë në Kroaci, ku këtë herë i jep një dorë ekipit për të marrë 3 pikët e radhës, të cilat e dërgojnë në vendin e parë në renditje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/