VIDEO/ Derbi i Londrës i takon Arsenalit, “topçinjtë” mposhtin me lehtësi Tottenham-in

Derbi i Londrës i përket Arsenalit. Ekipi i drejtuar nga Arteta mposht 3-1 Tottenham-in duke siguruar tre pikë mjaft të rëndësishme në raundin e 6-të të Premier Ligës. Pjesa e parë përcaktoi fatin e ndeshjes pasi topçinjtë shënuan 3 herë në portën kundërshtare. Smith hapi siparin e golave në minutën e 13-të, ndërsa vetëm 14 minuta më vonë Aubameyang dyfishon shifrat.

Talenti Saka e bën mjaft të vështirë përmbysjen e Tottenhamit, duke shënuar golin e tretë për Arsenalin. Në pjesën e dytë, Tottenhami provoi të ndryshonte diçka, por nuk mundi të shkonte në më shumë se 1 gol, i cili u realizua nga Son./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online